Me këtë shtëpi si anije kozmike Naomi do kujtojë se fluturon (FOTO)



Një shtëpi – anije kozmike i dhuroi miliarderi rus Vladislav Doronin të dashurës së tij Naomi Cambell.

Me këtë shtëpi si anije kozmike Naomi do kujtojë se fluturon (FOTO)Ish-diva e pasarelave po shijon një shtëpi krejt të veçantë, që mban firmën e arkitektes Zaha Hadid, e vetmja femër që është vlerësuar me çmimin Pringker.

Në fakt më shumë ngjason me pallat sesa më e shtëpi. Shtrihet në një hapësirë 2.650 metra katrorë dhe ka edhe dy kulla me lartësi 22 metra.

Shtëpia ndodhet në zonën Rubliofka në Moskë, ku banon elita e Rusisë. Në brendësi, përveç dhomave të gjumit me pamje të mrekullueshme, nuk mungojnë as sauna, hamam apo palestër, me qëllim që Naomi të kujdeset për pamjen e saj të jashtme. Shtëpia ka gjithashtu pishinë të brendshme por edhe dhoma fëmijësh, që do të thotë se çifti po përgatitet për të krijuar familje.

Çdo objekt apo mobilie në këtë pallat ka vlerë të lartë artistike dhe ekonomike. Në fakt, askush nuk e di shifrën e saktë që ka shpenzuar manjati për këtë shtëpi – anije, por shpresojmë që aty të gjejë qetësi ish-modelja, e cila përveç bukurisë, shquhet edhe për karakterin e saj nevrik. alb-observer.com

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...