“I vetëm në shtëpi”, djaloshi i vogël tani i varur nga heroina



Të gjithëve ju kujtohet djaloshi i vogël protagonist i filmit “I vetëm në shtëpi”, apo jo? Ai mistreci që arrinte t’ua hidhte hajdutëve, ndërsa mbetej vetëm në shtëpi…

“I vetëm në shtëpi”, djaloshi i vogël tani i varur nga heroinaSot në fakt, ai duket se nuk po ia hedh dot vartësisë që ka siguruar nga droga, konkretisht heroina, me të cilën rezulton se ka një marrëdhënie të ngushtë prej kohësh.

Kështu, lajmi rreth Macaulay Culkin, nisi të përhapet në fakt që në shkurt të këtij viti, kur ai u shfaq i zbehtë dhe i dobësuar në rrugët e Nju Jorkut dhe mediat e kapën menjëherë.

Shumë njerëz ishin të shqetësuar për shëndetin e tij dhe atëherë, u la të kuptohet se protagonisti i filmit të njohur, mund të kishte probleme me drogën.

Në atë kohë, rrethi i tij e kishte mohuar kategorikisht, duke shpjeguar se aktori ishte me shëndet të përsosur, pavarësisht se ai peshonte vetëm 50 kg.

Por ndërkaq, mediat amerikane e kanë rilançuar lajmin rreth tij, duke pohuar tashmë me sigurinë më të plotë, se Macaulay është krejtësisht një rob i heroinës dhe Oxycodone-it (qetësues i fuqishëm).

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...