Femra më seksi në botë pozon lakuriq



Mila Kunis ka pozuar gjysmë-lakuriq në një set fotografik për revistën “Esquire”, që e ka zgjedhur aktoren 29-vjeçare si femrën më seksi në botë.

Femra më seksi në botë pozon lakuriqNë intervistën për revistën e meshkujve, Kunis deklaroi: “Ajo çfarë bëj dhe ajo që jam, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Kur je në Hollivud ka shumë kritika dhe lavdërime, por fjalët e të tjerëve nuk kanë rëndësi.

Kam vënë re që aktorët fillojnë e i besojnë këto fjalë dhe shndërrohen në personin që industria e kinematografisë i kërkon të jenë. Me mua nuk do të ndodhë kjo gjë sepse dy jetët e mia i kam ndarë shumë qartë”. “Nuk dua të hedh poshtë ato gjëra që më kanë mësuar prindërit e mi sepse dua që ata të jenë gjithmonë krenarë për mua”, theksoi bukuroshja Mila Kunis.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...